
Tragjedi në Kamboxhia ku të paktën dhjetë persona humbën jetën nga zjarri i rënë në një hotel kazino në Poipet, një qytet në kufi me Tajlandën.
Flakët përfshinë “Grand Diamond City Hotel and Casino” dhe shkaktuan 10 të vdekur dhe tridhjetë të plagosur. Pamjet dramatike që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë ndërtesën e madhe të përfshirë nga flakët.
Të plagosurit u transportuan në spitalet në provincën fqinje tajlandeze Sa Kaeo.
Ndërkohë bilanci mund të jetë i përkohshëm, pasi shumë njerëz që janë hedhur nga dritaret në përpjekje për të shpëtuar veten.
Sipas raporteve të policisë, rreth 400 persona punojnë në Grand Diamond City. Në momentin e rënies së zjarrit brenda godinës ndodheshin edhe shtetas të huaj.



