Dua Lipa inauguron shkollën e parë shqipe në Teksas

Dua Lipa inauguron shkollën e parë shqipe në Teksas

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa mori pjesë në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas teksa ishte në turne në Lone Star State fundjavën e kaluar. 

Sipas një postimi të këngëtares në Instagram ajo vizitoi Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Lewisville përpara se të performonte në Dallas të dielën, më 13 mars. 

Lipa shkroi në Instagram se qendra promovon kulturën, artin dhe muzikën shqiptare, ndërsa ofron kurse gjuhe për fëmijë nga mosha 5 deri në 15 vjeç.

“Është kënaqësi e madhe të jem këtu për hapjen e shkollës suaj dhe të festoj sot me ju”, tha Lipa gjatë inaugurimit.

Kur Lipa dëgjoi për herë të parë për qendrën, tha se ajo u kthye pas në kohë duke menduar për fëmijërinë e saj kur jetonte mes Londrës dhe Prishtinës. 

“Ndërsa isha në Londër çdo ditë, shkoja në shkollë dhe flisja anglisht me mësuesit dhe miqtë e mi”, tha Lipa. “Natën flisja shqip me familjen time, e cila kujdesej të më fliste shqip që të mos harroja rrënjët dhe gjuhën time”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy