“Babalja”, Krimet e Rënda: Nën hetim edhe deputeti i PD-së Ervin Salianji

“Babalja”, Krimet e Rënda: Nën hetim edhe deputeti i PD-së Ervin Salianji

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar pas videos së publikuar nga deputeti i PD mbrëmjen e djeshme, Ervin Salianji me protagonist, Fredi Alizotin, kunati i Albert Veliut.

Institucioni i akuzës bën me dije më datë 05.10.2018, është regjistruar emri si persona nën hetim shtetasve Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 305 e 25 i K.Penal.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp Krimet e Rënda bëjnë me dije se Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda nga Drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier pas komunikimit me sallën operative të kësaj Drejtorie po në këtë datë.

Shtetasi Fredi Alizotaj ka qenë në përgjim për nevoja të hetimeve, me Vendimin e Prokurorit të datës 22.05.2018, të vleftësuar me vendimin e Gjykates Nr. 457 datë 24.05.2018, pra disa ditë para se të komunikonte me sallën operative të policisë Fier dhe të pyetej nga prokuroria”, thueht më tej në njoftim.

Prokuroria bën me dije se këtij personi i janë marrë dhe modele zëri këtij shtetasi në prani të ekspertit kriminalist. Është kqyrur dhe libri i njoftimeve të Sallës Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku provohet komunikimi që ka patur ky shtetas me specialistin e Sallës Operative.

Si hap i dytë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është vendosur kryerja e ekspertimit teknik, duke caktuar si ekspert, ekspertët britanikë të kompanisë JP French Associates.

"Fillimisht jemi drejtuar Ambasadës Britanike, oficerëve të kontaktit të NCA pranë kësaj ambasade për asistencë në kryerjen e një ekspertimi zëri. Nga informacioni zyrtar që na është vënë në dispozicion rezulton se në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka institucion shtetëror për kryerjen e një ekspertimi të tillë, dhe se kompania e sipërcituar është kompania e kontraktuar nga vetë autoritetet shtetërore britanike për kryerjen e ekspertimeve në vend. Për këtë arsye nga ana jonë është dërguar materiali për ekspertim pranë kësaj kompanie", vazhdon deklarata.

Nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda thuhet se  nuk është administruar asnjë akt ekspertimi i kryer nga laboratorë shkencorë te Policisë në Itali, për shkak se autoritetet italiane kanë refuzuar ekspertimin për shkaqe procedurale që lidhen me aplikimin e Konventës për Ndihmë të Ndërsjelltë në Fushën Juridike Penale, dhe se kryerja e këtij veprimi nuk lidhej me territorin e shtetit italian.

Lidhur me materialin e dërguar për ekspertim, Prokuroria e Krimeve të Rënda sqaron se objekt ekspertimi është DVD-ja e sekuestruar në Partinë Demokratike nga deputeti Enkelejd Alibeaj si përfaqësues i kësaj force politike.

Si modele eksperimentale janë dërguar mostra të zërave të shtetasve Geron Xhafaj, Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Agron Hyseni të marrë konform rregullave procedurale.

Organi i akuzës, thekson  se shtetasi Jetmir Olldashi nuk ka dorëzuar në asnjë moment materialin origjinal si dhe mjetet, me të cilat është pretenduar se është realizuar audiopërgjimi që lidhet me bisedën e pretenduar të zhvilluar midis shtetasve Albert Veliu dhe Geron Xhafaj duke pretenduar se nuk e disponon më dhe kopje të tij ia ka dorëzuar shtetasit Ervin Salianji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy