
3.3 miliardë lekë, kaq është buxheti për Bujqësinë për vitin 2024.
Ndërsa nga ana tjetër Komisioni Europian e ka penalizuar Shqipërinë me bllokimin e fondeve për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural për praktikat e korrupsionit që ka gjetur në programin IPARD II, që u zbatua gjatë periudhës 2014-2020.
Lidhur me këtë fakt, Alban Zusi, kryetari i Shoqatës së Industrialistëve Ushqimorë, në një komunikim për MCN live, numëron tre defektet kryesore problematike që cenojnë bujqësinë nga buxheti i ulët.
Buxheti në tërësi paraqet tre problematika, tre defekte themelore, defekti i parë është reduktimi i mbështetjes së sektorit të bujqësisë, që është padyshim motori kryesor ekonomik i vendit.
Defekti i dytë është mos mbështetja e industrive dhe veçanërisht e industrive eksportuese që është motori i dytë ekonomik i vendit dhe defekti i tretë është mungesa totale e çdo lloj forme mbështetje, nxitjeje, e kërkimit shkencor, e inovacionit, e ndryshimit të teknologjive, veçanërisht në kushtet e një ekonomie shumë votalive me shumë dinamika dhe veçanërisht në kushtet e rënies së theksuar të euros e cila prek në mënyrë horizontale qoftë prodhimit bujqësor, sepse i rrit kostot, qoftë në prodhimin industrial dhe eksportet në veçanti.
Sipas Zusit, nuk ka bujqësi nëse nuk ka mbështetje me fonde.
Nëe nuk ndodh kjo, ata do të largohen nga ky sektor të pa interesuar dhe rikthimi është i pamundur për shkak të politikave të gabuara bujqësore.
Fondet e reduktuara për bujqësinë ose të pamjaftueshëm për bujqësinë nuk janë komplet të pamjaftueshëm për fermerin në reduktim i furnizimit dhe i gjithë industrisë agro-përpunuese që e bashkëshoqëron prodhimin bujqësore, pra do të vërë në krizë të gjithë zinxhirin e vlerës ushqimore pasi nuk duhet të ketë iluzione, bujqësia sot në tërë boten është e mbështetur me fonde, nuk ka bujqësi nëse nuk mbështetet me fondet.
Kemi MV, Serbinë, Greqinë, të cilat janë totalisht të mbështetura dhe ne do të dalim nga tregjet ndërkombëtare do të humbasim, fuqinë punëtore, sepse këtu e shoh problemi më të madh.
Fermerët të cilët po humbasin interesin do të largohen nga fshati, do të jetë e vështirë ti rikthejmë përsëri në fshat nëse do të kujtohemi pas disa vitesh që sot bëmë një politikë të gabuar.
Është e parikuperueshme sepse bujqësia është e lidhur shumë me burimet njerëzore, me fermerët që duan të punojnë në këtë sektor.



