Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, denoncon hedhjen e inerteve të Teatrit Kombëtar në Kodrën e Yzberishtit. Në një postim në Facebook, Zhupa shprehet se përveç zhdukjes së krimit të shembjes së Teatrit, po ndotet edhe mjedisi i zonës.
Statusi i Zhupës
Veliaj zhduk krimin e shembjes së Teatrit Kombëtar me një krim tjetër mjedisor duke hedhur inertet në zonën e Kodrës së Yzberishtit! Administratori Irgent Myftaraj i bën qokën kryebetonierit, duke shkatërruar mjedisin e zonës.
Pasi pastroi me kompani private kundra ligjit, pa u kuptuar si u paguan dhe pse e bënë, ndërkohë që ishte kompetencë e IMT, Tiranë. Tashmë inertet e Teatrit Kombetar hidhen në kodrat e Yzberishtit në mjedis të gjelbër me miratimin e shërbyesit të radhës administratorit Irgent Myftaraj, i cili s’e ka problem fare që të shkatërroi mjedisin e zonës, për të bërë qokën e kryebetonierit Veliaj që do të zhduki sa më shpejt Teatrin.
Erdhi duke premtuar se do e transformonte atë në një zonë turistike, por ndoshta e kishte që do i hidhte aty rrënojat e një momumenti kulturor europian!



