Ka arritur në 233 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, ndërsa 5883 persona janë identifikuar si të infektuar me koronavirus.
1247 persona janë të infektuar vetëm ditën e sotme, ndërsa 36 kanë vdekur.
589 është numri i të shëruarve nga ky virus në Itali.
2651 pacientë janë të shtruar në spital, nga të cilët 567 janë në kujdes intensiv, ndërsa 1843 janë në izolim në shtëpi.
Mes viktimave të ditës së sotme në Itali është edhe anestezistia Chiara Filipponi, e cila shërbente në spitalin e Mestre në Venecia. Kjo është viktima e parë italiane midis mjekëve.
E prekur nga një sëmundje e rëndë më parë, përreth një muaj ajo ishte shtruar në spitalin ‘Angelo dell'Angelo’ ku dhe u infektua nga Covid-19.
Italia është shteti me më shumë të infektuar në Europë, ndërsa Gjermania dhe Spanja kanë shtuar shumë numrin e rasteve ditët e fundit.



