Transmetimi i të dhënave nga kasat fiskale tek tatimet ka problem të shumta. Drejtuesit e kompanive të kasave fiskale thonë se problemet më të mëdha hasen në sistemin Nexus të instaluar në tatime dhe sistemin e transmetimit online të të dhënave.
Përfaqësues të këtyre kompanive kanë deklaruar për TemATV se shpesh kur transmetohen të dhënat, faji iu është faturuar atyre. Ndërsa teknologjia evulon, kompanitë e kasave fiskale janë përpjekur të përqasin kasat fiskale me sistemet e reja. Por pas problemeve të shumta të hasura, sidomos rënia e sistemit NEXUS në tatime, apo ndërprerja e shërbimit online, ata kërkojnë që sistemi të përditësohet me teknologjinë e fundit.
Për TemA TV flasin Bledi Balla i Kompanisë AED, Ilir Kumbaro IVA Elktronik dhe Endri Bedini nga kompania BNT.



