
Policia e Shtetit ka nisur një operacion në Krujë dhe në fshatrat përreth për zbulimin dhe parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona.
Mësohet se operacioni, ku janë përshirë forcat RENEA dhe FNSH, është përqendruar në fshatin Nikël.
Mësohet se po ushtrohen kontrolle në terren, në sera dhe magazina, ndërsa raportohet se deri më tani janë mbi 10 sera të mbjella me kanabis që janë kamufluar si të mbjella me perime.
Për momentin nuk bëhen me dije të tjera informacione në lidhje me këtë operacion të Policisë, ndërsa më shumë detaje pritet të zbardhet në orët në vijim.
Aktualisht policia po vijon aksionin, ku të pranishëm në teren janë kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Tonin Vocaj e Gjovalin Loka.



