Tenton të vrasë veten dhe djalin, 9-vjeçari arratiset dhe shpëton

Tenton të vrasë veten dhe djalin, 9-vjeçari arratiset dhe shpëton

Divorcet shpesh gjenerojnë tragjedi familjare. I tillë është rasti i një babai që nuk arrinte të pranonte se gjykata ia kishte dhënë përfundimisht djalin e tyre 9-vjeçar nënës dhe jo atij. Ngjarja ka ndodhur në Cecina, Pisa, Itali. Një burrë 43 vjeç ka rrëmbyer të birin nga shkolla dhe pasi ka ecur një copë rrugë me makinë, ka ndaluar dhe ka tentuar të vrasë të birin dhe veten. Ai ka mbyllur dyert e makinës dhe ka hapur një bombol gazi, në mënyrë që të dy të vdisnin brenda. Por fëmija ia ka dalë të ahpë derën e të largohet, pasi babai ka mbetur pa ndjenja për shkak të gazit. Ai ka lajmëruar menjëherë banorët e zonës dhe këta të fundit policinë, por për 43-vjeçarin nuk mund të bëhej më asgjë.

Në makinë është gjetur edhe një letër, në të cilën burri shpjegonte arsyet e vendimit për t’i dhënë fund jetës së tij dhe të djalit.

Çifti ishte ndarë që në vitin 2012 dhe gjykata ia kishte dhënë nënës kujdestarinë e fëmijës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy