Avokatja Alesia Balliu thotë se Partisë Demokratike po i largohet anëtarësia dhe kjo e ka kthyer në kohën e Bashës. Balliu tha në studion e MCN Informacion se nuk e beson hapjen e PD-së, por theksoi se Berisha i përdor intelektualët për t’iu shmangur përgjegjësisë së humbjes.
Zhgënjimi ka qenë i madh. Ne që kemi dhënë kontribut nuk jemi vlerësuar. Sot që flasim të gjithë mendojnë se është bashkëqeverisje. Shumica mendojnë që Berisha i ka shitur këto zgjedhje. Atë listë dhe një i alkoolizuar nuk do ta bënte. Nga maji deri tani nuk është bërë një mbledhje strukturash sepse njerëzit nuk kanë dëshirë të shkojnë. E krahasoj këtë moment me kohën kur PD e Bashës kishte vulën, por nuk kishte njerëzit. Kjo parti duhet të hapet. Është kthyer në bunker, është bërë parti komuniste staliniste. Sot mungon guximi. Duhen njerëz që t’i thonë ca të vërteta të hidhura Sali Berishës. Ata që janë bëjnë servilin për një rrogë.



