Trump thyen protokollin gjatë vizitës në Britani, mban Mbretëreshën duke pritur 12 minuta dhe ecën para saj (VIDEO)

Trump thyen protokollin gjatë vizitës në Britani, mban Mbretëreshën duke pritur 12 minuta dhe ecën para saj (VIDEO)

Vizita e Donald Trump në Britaninë e Madhe përveç se është shoqëruar me protesta por ka sjell edhe reagime të shumta për mënyrën se si ai është sjellë me protokollin për takimin me Mbretëreshën e Britanisë së Madhe ditën e premte.

Gjërat nuk shkuan mirë që në fillim kur presidenti amerikan e 92-vjeçaren që të priste për gati 12 minuta në pikë të vapës që ka përfshirë Britaninë.

Mbretëresha, që dukej e pakënaqur me vonesën e tij, është kapur nga kamerat duke e shikuar dy-tri herë orën e saj derisa priste çiftin Trump, transmeton Koha.net.

Pasi arriti me vonesë, Trumpi shkeli edhe një tjetër rregull kur refuzoi të përkulej para Mbretëreshës Elizabeth II dhe i foli për dore, ashtu siç vepron me të gjithë të tjerët, por fatmirësisht për Mbretëreshën ai nuk përdori shtrëngimin e fuqishëm të duarve.

Trump para se t’i bënte këto dy shkelje, bëri edhe një shkelje të protokollit gjatë parakalimit para gardës së nderit. Në video për dy herë shihet që nuk di se në cilën anë të ecte, duke e lënë pas vetes Mbretëreshën.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy