Anëtari i këshillit bahskiak Halit Valteri i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozurit’ në MCN TV teksa komentoi arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj u shpreh se është një proces politik, teksa theksoi se nëse ai del fajtor patjetër që duhet të bëjë burg si gjithë të tjerët.
Ti zotërinë që se ke në akuzë se s’ka akuzë për Veliajn, po them çfarë standardi është ky që po ndjek SPAK pa akuzë kap dhe fut në burg.
Prandaj them se ky është proces politik për Erion Veliajn sepse zgjohet Saliu në mëngjes dhe thotë kreu i meduzës dhe Irena Gjoka kriminele se i ranë atij, dhe në fund del se shoku i klasës së vajzës së vet, Ols Ddao qeka burrë i mirë, pra ata janë kriminelë dhe ky burrë i mirë.
Kështu funksion drejtësia. Ky është standardi i SPAK. Duhen trajtuar të gjithë njësoj. Veliaj nëse del fajtor le ta bëjë burgun si të gjithë të tjerët por duhet mbajtur një standard. Basha e kaloi me leje lindje 21 janarin dhe rrugën e kombit.



