
Gjashtë trupa deri tani janë gjetur nën rrënojat e dy ndërtesave të shkatërruara që u rrëzuan në qendër të Marsejës këtë javë.
Punëtorët e emergjencës po vazhdojnë të kërkojnë nën rrënojat e ndërtesave për të gjetur persona të tjerë që besohet se janë poshtë rënojave të dy ndërtesave që us hembën papritur të hënën në mëngjes.
Zbulimi i një viktime të pestë agimin e së mërkurës erdhi pasi banorët lokalë të zemëruar akuzuan zyrtarët e Marsejë për largimin e banorëve të varfër të qytetit që jetonin në banesa të rrezikshme. Viktima e gjashtë u zbulua pak më vonë të mërkurën.
Ndërsa, ministri francez i brendshëm, Christophe Castaner, njoftoi se kishte urdhëruar një kontroll ndërtimi sipas ndërtesës në Marsejë përpara se të lëshonte atë që ai e quajti një program ambicioz për të siguruar kushte më të sigurta.
Puna e shpëtimit është penguar nga shiu i madh dhe dëshmitë sugjerojnë se kolapsi ka destabilizuar ndërtesat fqinje.
"Ne po vazhdojmë punën tonë me shpresën për gjetjen e të mbijetuarve", tha për BFM TV Charles-Henri Garie, kreu i shërbimit të emergjencave në Marsejë.
Dy ndërtesa që përmbajnë apartamente me numrat 63 dhe 65 Rue de l'Aubagne u rrëzuan papritmas në zonën e Noegut pranë portit mesdhetar të hënën në mëngjes. Një ndërtesë e tretë, numër 67, u shkatërrua pjesërisht disa orë më vonë.
Banorët thonë se kishin paralajmëruar se ndërtesat ishin strukturalisht të paqëndrueshme për vite, dhe akuzuan autoritetet e qytetit. Imazhet e marra para rënies tregojnë çarje të mëdha në fasadën e numrit 63; një ish-banor Mark Mason, i tha Guardian se ai ishte detyruar ta shiste banesën e tij tek këshilli në vitin 2012 nën një urdhër blerjeje të detyrueshme pasi kati i parë u shemb dhe copat e suvas filluan të binin nga ndërtesa.
"Kanë kaluar 10 vjet që kam jetuar këtu dhe unë kurrë nuk kam pasur askënd të vijë dhe inspektoj apartamentin tim", tha një banor tjetër lokal i quajtur Sophie për AFP.
Në vitin 2011 autoritetet lokale filluan një plan për rinovimin e qendrës së qytetit, por një raport qeveritar i vitit 2015 sugjeroi që 100,000 banorë të Marseillit jetonin në shtëpi të rrezikshëm për shëndetin ose sigurinë e tyre.
Christian Nicol, një ish inspektor i ndërtimeve që mbikqyrte raportin e vitit 2015, tha për radio RTL se kjo përfaqësonte rreth 13% të shtëpive. Ai shtoi se shifrat kishin ndryshuar shumë pak, duke e bërë Marsejë qytetin evropian me "shtëpitë më të vjetra".
Prokurori publik i Marsejës Xavier Tarabeux tha se besohej se tetë vetë, pesë banorë dhe tre vizitorë ishin në numrin 65 kur u rrëzua.



