Gjatë një takimi me ekspertë të fushës së sigurisë, kreu i PD Sali Berisha deklaroi se për të shënuar një kthesë rrënjësore duhen këputur lidhjet e politikës me krimin.
Berisha vuri në dukje se nuk ka bandit trim, por ata trimërohen përmes lidhjeve politike.
Mendoj se siç e shtruar ju këtu, alfa dhe elementi më i rëndësishëm për të shënuar një kthesë rrënjësore, në sigurinë e jetës, veprimtarisë dhe pronës së qytetarëve është këputja e lidhjeve të politikës me krimin. Ju jeni përballë në karrierën tuaj me banda nga më të rrezikshmet. Kurrë ato nuk përbëjnë një problem madhor për policinë nëse nuk kanë mbështetje politike. Unë kam konceptin tim. Nuk ka bandit trim, ata i trimëron lidhja politike. Po të mos kenë lidhje politike, ata struken dhe nuk kanë ku të futen. Kjo u faktua, në mënyrë më të qartë në 18 muaj e parë të mandatit 2005-2009. Ajo ishte një periudhë ku bandat sundonin. Nuk ishin të pasura sa sot, por ishin agresive dhe ishin kudo. Ishin në Lushnje, veriun e Tiranës e kishin ata, ishin në Shkodër, ishin kudo”.



