Nivelet e larta të ndotjes së ajrit, Veseli thërret Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme

Nivelet e larta të ndotjes së ajrit, Veseli thërret Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme

Situata alarmante e ndotjes së ajrit në Prishtinë do të mbledhë deputetët e Kosovës në një seancë të posaçme. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se ka iniciuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, për marrjen e masave konkrete lidhur me përmirësimin e cilësisë së ajrit në Prishtinë. Veseli thotë se duhet një plan nacional për të shmangur përsëritjen e një situate të tillë. 

“I shqetësuar tej mase me cilësinë e ajrit në Prishtinë, kam iniciuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, që të kërkojmë nga të gjitha institucionet ndërmarrjen e masave të menjëhershme konkrete për përmirësimin e kësaj gjendjeje”, ka shkruar Veseli.

Një raport i monitorimit të cilësisë së ajrit, i bërë publik dy ditë më parë, e vendos Prishtinën në krye të listës së qyteteve më të ndotura. Monitorimi i kryer nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit përmes “Indeksit të cilësisë së ajrit” ka nxjerrë se kryeqyteti i Kosovës është i pari në listën e vendeve me ndotjen mbi normat e lejuara.

Bazuar në matjen e bërë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në orën 18:00, vlera e ndotjes ka arritur në 350 dhe konsiderohet e shumë e pashëndetshme,.

Ndërsa prej orës 21:00, ndotja arrin në 431, një nivel akoma me alarmant për shëndetin e qytetarëve të Prishtinës.

Prishtina aktualisht ndodhet në vendin e parë në botë me ajrin e ndotur, duke lënë pas vetes edhe Indinë, Pakistanin, Bangladeshin e vende të tjera që  tradicionalisht kanë qëndruar në krye të kësaj liste. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy