Zjarr në katin e dhjetë të një pallati në Lezhë, evakuohen banorët

Zjarr në katin e dhjetë të një pallati në Lezhë, evakuohen banorët

Një zjarr ka përfshirë katin e fundit të një pallati 10-katësh në lagjen "Skënderbeg" të qytetit të Lezhës, duke shkaktuar panik te banorët.

Flakët kanë përfshirë një apartament, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes për të vënë situatën nën kontroll.

Sipas raportimeve të para, ende nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për të shuar zjarrin dhe për të përcaktuar shkaqet e tij.

Banorët e pallatit janë evakuuar si masë sigurie, ndërsa hetimet për ngjarjen janë në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy