Dy kanadezë, vëlla e motër, janë bërë njerëzit e parë që kanë kaluar natën në shtëpinë e Drakulës në 70 vitet e fundit. Robin Varna, student I shkencave politike dhe Tami Varna, menaxhere eventesh nga Otava, e kaluan natën e Hallouinit në kështjellën e Drakulës në Transilvani.
Ata i kanë thënë agjencisë AP se kanë fjetur në dy arkivole brenda kështjellës së vampirit.
Kanadezët Varna u bënë fituesit e një gare në të cilën morën pjesë 88 mijë vetë, për të kaluar natën në fortesën mesjetare.
“Patëm ndjesinë sikur ishim të mysafirë të padukshëm në korridoret e kështjellës. Mbase konti Drakula na ka vizituar natën teksa flinim, por e kaluam natën dhe pamë dritën e diellit në mengjes”, tregojnë ata.



