Çani: Ndryshimet në qeveri për të spostuar vëmendjen nga çështja Balluku. Ministrat që erdhën dhe ata që ikën, thjesht zgjatime të Ramës (VIDEO)

Çani: Ndryshimet në qeveri për të spostuar vëmendjen nga çështja Balluku. Ministrat që erdhën dhe ata që ikën, thjesht zgjatime të Ramës (VIDEO)

Parlamenti ka votëbesuar ndryshimet në qeverinë Rama 4.

Gazetari Arian Çani, në analizën e tij në edicionin e lajmeve në MCN TV, vlerësoi se këto janë ndryshime që priteshin dhe që, sipas tij, synojnë të spostojnë vëmendjen nga çështja Balluku.

 

Sipas Çanit, situata e krijuar në javët e fundit e bënte të pritshme një ndërhyrje në kabinetin qeveritar, por jo një shkarkim të drejtpërdrejtë vetëm të një ministri.

 

Ky ndryshim pritej. Nga gjithë situata e krijuar, ishte e vështirë të shkarkohej vetëm Balluku. Për ta kamufluar këtë gjë dhe për ta paraqitur si një ndryshim më të gjerë, u bë një lëvizje në disa poste në qeveri.

Ndryshimet nuk janë thelbësore, pasi sipas tij bëhet kryesisht fjalë për rokada brenda kabinetit.

Rama ndryshoi vetëm katër ministra, ndërsa të tjerët thjesht i bëri rokadë. 

Mund të kishte bërë edhe një ndryshim më radikal nëse do të donte të spostonte më fort vëmendjen. 

 

Sipas analistit, debati politik për këto ndryshime u shua shpejt, pasi, sipas tij, ministrat që u larguan dhe ata që erdhën janë “thjesht zgjatime të Edi Ramës”.

 

Ministrat që u larguan dhe ata që erdhën janë “thjesht zgjatime të Edi Ramës”.

Zhvillimet ndërkombëtare shpesh zhvendosin vëmendjen nga debatet e brendshme politike.

Nëse nuk do të kishte zhvillime ndërkombëtare, debati i brendshëm do të ishte më i fortë. 

Por shpesh këto ngjarje e zhvendosin vëmendjen nga çështjet e politikës së brendshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy