Aksidentohet për vdekje 67-vjeçari në aksin Fushë Krujë-Milot

Aksidentohet për vdekje 67-vjeçari në aksin Fushë Krujë-Milot

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot. 

Raportohet se një 67-vjeçar është përplasur për vdekje mëngjesin e sotëm në këtë aks rrugor.

Sipas policisë i moshuari me inicialet E. M. ishte duke ecur në rrugë në momentin kur një makinë me drejtues T. D., 53 vjeç e përplasi duke e lënë të vdekur në vend.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2021., në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot, një automjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., 67 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy