Moderatorja dhe aktorja Franceska Hysi e ftuar në Zgjohu me MCN ka folur për punën e saj në emisionin 'Xhadat' për të cilin u shpreh se ka të bëjë me një staf shumë suportues.
Ajo ka ndarë dhe emocionet e pritjes së saj të ëmbël, ku u shpreh se ende nuk e dinë gjininë e bebit por që ajo do të dëshironte shumë të ishte vajzë.
Hysi tregon se me bashkëshortin ka tre vjet që njihet dhe se me të kanë punuar bashkë te kosherja nga ku ka nisur gjithçka.
Xhadat po shkojnë shumë mirë, në gjendjen që jam nuk e kam ndjerë lodhjen duke qenë se jam me një staf shumë bashkëpunues dhe suportues. Përveç se kam pasur një shtatzëni të lehtë dhe jeta ime më parë saj e kam plotësuar dhe kam bërë gjithçka që kam dashur dhe ajo që më mungon tani është vetëm bebja pasi nuk kam asnjë beb nga rinia.
Me Marselin kemi 3 vite që jemi bashkë por nuk kam dashur ta bëjë publike sepse më pëlqente ti mbaja rrjetet sociale si mjet pune dhe jo për të treguar jetën time personale. Por kur vjen një gjë kaq e bukur nuk e mban dot sekret. Bashkëshorti është regjisor, jemi njohur që në akademi kur kemi qenë student, por tre vjet kemi bashkë. Kemi punuar bashkë te kosherja për një periudhë dhe atje nisëm ta shihnim njeri-tjetrin me sy ndryshe.



