Serbia tërheq tërë personelin diplomatik nga Shkupi

Serbia tërheq tërë personelin diplomatik nga Shkupi

Serbia ka tërhequr tërë stafin diplomatik nga Shkupi, por duke mos dhënë detaje mbi këtë vendim.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë informoi se ka marrë një notë diplomatike nga ambasada serbe në Shkup, përmes së cilës është informuar se personeli i ambasadës është thirrur për konsulta në Beograd.

Megjithatë në komunikatën e MPJ theksohet se nuk janë të njoftuar për arsyet e këtij vendimi dhe se për të informuar më tepër është vendosur komunikim me MPJ-në e Serbisë.

“Në përputhje me rregullativat relevante të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie diplomatike, institucionet e Republikës së Maqedonisë kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen e ambasadës në aspektin e sigurisë dhe integritetit”, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Maqedonisë. (INA)

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy