Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Rama nga Gjermania: Opozita të japë alternativa, por ta harrojë se do pengojë procesin

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Rama nga Gjermania: Opozita të japë alternativa, por ta harrojë se do pengojë procesin

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste televizive nga Gjermania, ku po zhvillon takim me përfaqësues të Bundestagut, u shpreh se deklaratat e Presidentit Ilir Meta, lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor në momentin kur flet janë lidhura me rrotullimin e hënës.

Sipas Ramës, deklaratat e Presidentit influencohen nga dita dhe varet nga kahja e hënës në momentin kur flet. Rama thekson se Kuvendi është legjitim dhe do vijoi punën për implementimin e ndryshimeve të kodit zgjedhor, të diktuara nga ndryshimet kushtetuese të votuara në fund të korrikut.

“Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë në çfarëdo forme që ato të materializohen, presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës kështu që varet nga dita dhe varet nga kahja e hënës në momentin kur flet”, u shpreh Rama.

“Ndërkohë që parlamenti vazhdon punën, jo vetëm që është legjitim por është në krye të detyrës e do të vazhdojë të kryejë detyrën për të reflektuar në Kodin Zgjedhor ndryshime të rëndësishme që ndodhën përpara mbylljes së sesionit të kaluar duke i hapur rrugë listave të hapura dhe njëkohësisht duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve, nga një formulë absurde e cila ishte krejtësisht unikale dhe të cilën nuk e ka asnjë vend, në një formulë që e kanë të gjitha vendet europiane që kanë koalicionin si një mundësi dhe që krijojnë koalicione parazgjedhore”,- tha Rama.

Sa i përket propozimit të Damian Gjiknurit për listat e hapura në zgjedhjet e 25 prillit, Rama tha se ai i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike që përdorin listat e hapura. Ndërsa nënvizoi se opozita jashtëparlamentare është e mirëpritur që të japë alternativa, por jo të pengojë procesin.

“Uroj që opozita jashtë parlamentit mos të humbasë kohë, se koha nuk pret, votimi i ligjit zgjedhor është vetëm hapja e një procesi, ku më pas duhet të zbatohet. Në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për sistemtin e identifikimin elektronik, sa më shumë kohë humbitet aq më pak bëhet e mundur implementimi i këtij sistemi. Edhe njëherë e përsëris, Opozita është e mirëpritur të diskutojë, të japë alternativa, por që të pengojë procesin sikur e ka zakon duhet ta harrojë, ta harrojë një orë e më parë sepse nuk ka kohë për të pritur dhe në nuk do  presim në pafundësi.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy