Mbyllet Panairi i Librit, Fatos Baxhaku nderohet me çmim pas vdekjes

Mbyllet Panairi i Librit, Fatos Baxhaku nderohet me çmim pas vdekjes

Panairi i Librit u mbyll sot me shpalljen e fituesit. Çmimi për “Krijimtarinë me të mirë origjinale” iu dha Fatos Baxhakut, pas vdekjes, për librin historik “Në emër të Noes”.

Gazetari është nderuar me motivacionin: “Për stilin e veçantë e për t’u lakmuar të rrëfimit të historisë së Shqipërisë, në emër të Noes, vetë shkrimtari ynë, që gjen paqen në degën e ullirit”.

Çmimin e Autorit më të mirë të letërsisë për fëmijë e merr Adelina Mamaqi për librin “Ne tani lexojmë vetë” me motivacionin: “Për përmbushjen e qëllimit kryesor të letërsisë: eksplorimin e botës dhe njeriut. Për lehtësinë me të cilën përçon te lexuesit e vegjël filozofinë që të orienton drejt kuptimit të thelbit të ekzistencës. Për simbiozën mes autores dhe lexuesit që i drejtohet”.

Çmimi i përkthimit nga letërsia franceze iu dha përkthyesit Primo Shllaku, për romanin “Katedralja Shën Maria e Parisit” me motivacionin: “Përmes sfidës së ripërkthimit, na risjell në shqip një vepër madhështore e kanonike përmes një verbi elegant e të kërkuar dhe një regjistri të riaktualizuar për lexuesin e shekullit të ri”.

Çmimin e Përkthyesit më të mirë e mori Agim Doksani për përkthimin e romanit “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” me motivacionin: “Për prurjen shumë cilësore në shqip të romanit, për respektimin e stilit, të sintaksës dhe pasurisë gjuhësore në përshkrimin e karaktereve”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy