
Të paktën 15 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën të mërkurën në një "sulm terrorist" në faltoren Shahcheragh në qytetin e Shirazit, në jug të Iranit, sipas mediave shtetërore dhe zyrtarëve iranianë.
Dy fëmijë ishin midis viktimave, sipas televizionit shtetëror Press TV. Forcat iraniane të sigurisë kanë arrestuar dy nga sulmuesit e dyshuar dhe një gjueti për të kapur një të tretë është duke u zhvilluar, thanë lajmet shtetërore.
Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke lëshuar një deklaratë përmes agjencisë së tij të lajmeve Amaq, e cila tha se një nga anëtarët e saj kishte “shënjestruar grupet e jobesimtarëve sunitë brenda faltores me automatikun e tij, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra prej tyre. ”
Agjencia e lajmeve Nour, e cila është e lidhur me organin më të lartë të sigurisë së Iranit, tha se të dyshuarit ishin shtetas të huaj.
Mbrëmja e së mërkurës është një nga kohët më të ngarkuara për faltoren, raportoi IRNA shtetërore, dhe dëshmitarët okularë thanë se një sulmues ishte në një makinë përpara se të synonte adhuruesit në hyrje të saj.
Guvernatori i provincës Fars tha se "terroristi fillimisht kishte në shënjestër shërbëtorin dhe rojen e faltores dhe synonte të sulmonte namazet e mbrëmjes me xhemat, por një nga shërbëtorët ia mbylli derën," tha lajmi shtetëror duke cituar guvernatorin.



