Komisionerja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, po dërgon ekspert në Itali dhe Austri për të shqyrtuar mbrojtjen e emigrantëve pas asaj që ajo e quajti "eskalim alarmues të sulmeve" kundër azilkërkuesve dhe romëve.
Në fjalimin e saj të parë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së të hënën, në Gjenevë, Bachelet tha: "Vendimi i Italisë për të mbyllur portet e saj detare, duke mohuar hyrjen e anijes së shpëtimit të OJQ-ve, kishte pasoja serioze ndaj më të rrezikuarve. Edhe pse po shohim një rënie të madhe në numrin e ardhur nga Libia gjatë 12 muajve të fundit, numri i atyre që kanë vdekur gjatë kalimit është më i lartë në gjashtë muajt e parë të vitit 2018 sesa ka qenë".
Qasja e adoptuar nga ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, partia e tij Lega Nord është në koalicion me lëvizjen populiste Pesë Yje, ka përfshirë qeverinë duke nisur një sërë politikash kundër emigrantëve, duke përfshirë parandalimin e anijeve të shpëtimit të emigrantëve nga ankorimi në portet italiane, shkruan "The Guardian".

Ndërsa grupet anti-raciste në Itali kanë paralajmëruar për një përshpejtim të rrezikshëm në sulmet ndaj emigrantëve pas 14 vrasjeve, dy vrasje dhe 56 sulme fizike janë regjistruar në tre muajt që kur Salvini hyri në qeveri në qershor.
Politikanët e opozitës, organizatat bamirëse dhe OJQ-të kanë akuzuar Salvinin për krijimin e një klime urrejtjeje pas sulmeve, të cilat kanë përkuar me një lëvizje kundër emigracionit që ka përfshirë edhe një zotim për të dëbuar romët.
"Ne nuk pranojmë mësime nga askush, e lëre më nga OKB", tha Salvini, duke e quajtur OKB-në "të keqinformuar" për situatën në Itali. "Ata duhet së pari të përqëndrohen në vende të tjerë ku çdo ditë shkelen të drejtat themelore të njeriut".



