
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, komentoi paralajmërimin e Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme në Shqipëri nga aktorë të lidhur me Iranin.
Bushati vlerësoi se ekziston një rrezik real për vendin tonë, duke theksuar se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, për të fituar mbështetje nga ish-presidenti Trump dhe kryeministri izraelit Netanyah, "na kanë futur me zor në një luftë që nuk është e jona".
Ai u shpreh se paralajmërimi i SHBA-së është i qartë për Shqipërinë, duke përfshirë vendet dhe objektivat specifike si kampi i Manzës, selitë diplomatike dhe qendrat tregtare.
Patjetër adresohet kundër nesh, fjalë për fjalë deklarata, fokusohen vende, kampi i Manzës, seli diplomatike dhe qendra tregtare. Kamp në Manzë ka vetëm në Shqipëri, është deklaratë e shkruar për Shqipërinë. Tani, pse mundohet ta relativizojë qeveria dhe ministrat? Relativizimi që i bën qeveria është problematik.
Pse ja bën këtë relativizim? Ministrat thoshin janë standard për gjithë botën këto deklarata. Thoshin hamendësim i ambasadës. Nuk jam që ti marrim si shkrime të shenjta ato që thotë ambasada, por duhet ta marrim si opsion që ka rrezik. Por pse thotë qeveria nuk ekziston?
Sepse në një dekadë e pak të Ramës, jemi futur me zor në luftë.
Rama i binte gjoksit, jemi vendi i vetëm që nuk kemi marrëdhënie diplomatike me Iranin, vijmë nga diktaturat dhe nuk i durojmë dot diktatura. Jemi futur me zor në luftë dhe kjo nuk është lufta jonë. Rama mban fjalime në Knesset që nuk përputhet me sentimentet e shqiptarëve. Nuk mban as qëndrime si vendet europiane.
Malit të Zi nuk i thonë, Maqedonisë nuk i thonë je e rrezikuar, ne jemi sjellë, në një luftë që bëhet larg, ngaqë Rama do të bëjë servilin dhe të zgjidhë punët e tij përmes lobit çifut, ka vënë interesat e Shqipërisë. Ishalla nuk na godasin kurrë.
Unë nuk dua të besoj se ka njerëz lart në qeveri që luten që të na godasin, për ti thënë Trumpit dhe Netanyahut, sa shumë po sakrifikoj.



