I mituri procedohet për vjedhjen e një makine, një tjetër arrestohet për dhunë ndaj bashkëshortes

I mituri procedohet për vjedhjen e një makine, një tjetër arrestohet për dhunë ndaj bashkëshortes

Dy shtetas kanë përfunduar në prangat e policisë dhe një tjetër është proceduar penalisht në Fier, për vepra të ndryshme penale. 
Një 16-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë për vjedhjen e një automjeti, ndërsa një 56-vjeçar u arrestua në Divjakë, pasi dyshohet se dhunoi bashkëshorten.

Në njoftim thuhet: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 28 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti. Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 16 vjeç, pasi ka vjedhur automjetin e shtetasit A. M. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 56 vjeç, banues në Grabian, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy