Nga Lezha ku vizitoi banorët e përmbytur, kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë apel qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
"Kryeministri ka braktisur njerëzit, ka braktisur të përmbyturit dhe ka shkuar për shtatë palë qejfe të kridhet për lukset e ekspozitave të veta personale" - ështe shprehur Basha para banorëve.



