
Opozita akuzon Kryeministrin Rama se po kap Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata në një deklaratë për mediat deklaroi se kandidati Artur Metani që u kualifikua nga KED nuk mund të zgjidhet Inspektor i Lartë i drejtësisë. Sipas tij në 10 vitet e fundit Metani ka mbajtur post politik ndaj vendimi i KED-së është në shkelje kushtetuese.



