Filipçe : Në MV identifikohen shtatë lloj mutacionesh të koronavirusit të ri

Filipçe : Në MV identifikohen shtatë lloj mutacionesh të koronavirusit të ri

Virusi “zviceran” apo një variant i ri i Covid-19 ka arritur në Maqedoninë e Veriut, konfirmojnë autoritetet maqedonase, por që nuk paraqesin rrezik të shtuar. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ky lloj i virusit për herë të parë është detektuar në Zvicër. Ai tha se në laboratorët e ASHAM-it nuk është gjetur varianti britanik.

“Identik si ai që është detektuar në Britani të Madhe, jo! Tek ne janë detektuar shtatë lloje mutacionesh gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, që nga fillimi i krizës. Lloji që dominon nga fundi i verës dhe muajt kur u arrit piku tashmë është i ngjashëm në kuptimin e mutacioneve siç kanë ndodhur në Britani. Ky virus si i joni është regjistruar në Serbi dhe Zvicër “, deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë”.

Ministri Filipçe ka njoftuar se vaksinat e para anti COVID-19 pritet të arrijnë në Maqedoninë e Veriut pas dy javësh ndërsa u shpreh i bindur se pas muajit shkurt do të ketë normalizim sa i përket furnizimit me vaksina.

“Vaksinat tani më janë rezervuar për vendin tonë dhe bazuar në dinamikën e shpërndarjes presim që dozat e para të arrijnë në shkurt. Sipas planit të kompanisë Pfizer, me rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese dhe të kompanive tjera që janë pjesë të programit “COVAX” unë besoj se pas muajit shkurt do të kemi një proces të shpërndarjes gjithkund dhe me një dinamikë të vazhdueshme”, ka deklaruar Filipçe.

Ai gjithashtu ka njoftuar lehtësimin e masave shtrënguese pas 21 janarit. Objektet e gastronomisë dhe lokalet tjera do të punojnë deri në orën 21:00, në vend të orës 18:00.

Maqedonia e Veriut, që nga muaji mars 2020, ka diagnostikuar me COVID-19 gjithsej 87.590 persona, prej të cilëve 2.657 kanë vdekur, ndërsa 68.695 janë shëruar kurse raste aktive janë 16.238 persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy