Stuhitë dimërore paralizojnë SHBA, miliona banorë pa energji, pezullohen qindra fluturime

Stuhitë dimërore paralizojnë SHBA, miliona banorë pa energji, pezullohen qindra fluturime

Stuhia e madhe e dëborës në Shtetet e Bashkuara ka lënë mijëra qytetarë pa energji elektrike, ndërsa ka sjellë pezullimin e qindra fluturimeve dhe shtyrjen e votimit republikan në Iowa për presidencialet e nëntorit.

Mediet amerikane shkruajnë se mbi 250 mijë banorë të Michigan dhe Wisconsin mbetën në errësirë, ndërsa temperaturat janë disa gradë nën zero.

Erërat e forta dhe dëbora bllokuan rreth 7600 fluturime në Çikago. Gjendje e jashtëzakonshme u shpall nga autoritetet në Nju Jorku dhe Luiziana.

Në Saint Louis do të ketë reshje të dendura dëbore dhe i ftohti nën zero është kërcënues për jetën. Çdo qytetar le të këshillohet me të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Motit, sepse ka paralajmërime për ortekë, përmbytje dhe stuhi dimërore në shtete të ndryshme të SHBA-së.

Rebecca Zimmerman lëviz përgjatë Harlem Avenue në rrugën e saj për të punuar në Oak Park nga Forest Park ndërsa një stuhi dimërore godet zonën e Çikagos me borë të madhe dhe kushte gati stuhie.

Në Çikago termometri shënoi minus 26 gradë celcius dhe erërat frynë me shpejtësi deri në 80 kilometra në orë. Sipas ekspertëve, temperaturat kaq të ulëta shkaktojnë vdekje vetëm pas vetëm 15 minutash ekspozim pa veshjen e duhur.

Qindra të pastrehë janë këshilluar që të shkojnë për strehimoret që të mos ngrijnë rrugëve të qyteteve. Ndërkohë, në Iowa, stuhia ka shtyrë zgjedhjet e kandidatët republikanë për presidencialet.

Nikki Haley, Ron DeSantis dhe ish-presidenti Donald Trump u detyruan të ndryshojnë planet e fushatës pas paralajmërimeve për stuhi.

Bora në Vankuver

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy