Vrasja e biznesmenit, në kërkim “Kiço i Elbasanit/ Ndante jetën mes Dubait dhe Shqipërisë (VIDEO)

Vrasja e biznesmenit, në kërkim “Kiço i Elbasanit/ Ndante jetën mes Dubait dhe Shqipërisë (VIDEO)

Vrasja e biznesmenit 43-vjeçar, Mondi Mëhalla, mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan po shkon drejt zbardhjes, ndërsa në kërkim është shpallur një 35-vjeçar i cili ndante jetën mes Dubait dhe Shqipërisë.

 

Gazetarja Entela Duka raportoi për “MCN Live” se ishte dëshmia e familjarëve të viktimës ajo që çoi në identifikimin e të dyshuarit, pas një konflikti që kishte pasur me viktimën dhe vëllanë e këtij të fundit.

 

Policia është në kërkim të një 35-vjeçari, person identiteti i të cilit ngjason me një shtetas arab, por rezulton identitet i ndryshuar nga 35-vjeçari. 

 

35-vjeçari është një shtetas nga Elbasani, emri i tij ka dalë në dritë, prej dëshmive nga familjarët e viktimës, të cilët kur ka ndodhur ngjarja, që në momentet e para kanë folur për një konflikt të 43-vjeçarit me 35-vjeçarin e dyshuar ditët e fundit. 

 

Konfirmohet nga kamerat e ambienteve të karburantit “Xhaxhi oil”, se ka pasur një konflikt ku viktima bashkë me vëllanë e tij, kanë dhunuar 35-vjeçarin, e kanë rrahur dhe më pas ky shtetas dyshohet se ka organizuar ekzekutimin e 43-vjeçarit. 

 

I dyshuari më herët ka qëndruar në Dubai dhe pasi ka ndodhur ngjarja, është larguar nga Shqipëria nëpërmjet pikës së Qafë Thanës.

 

Gjasat janë që t’i jetë drejtuar sërish Dubait, por kjo mbetet në kuadrin e dyshimeve. 35-vjeçari njihej si Kiço i Elbasanit dhe kishte dhe një nofkë të dytë si Oliver.

 

I dyshuari kishte një pikë import-eksporti për automjetet dhe dhënien me qira të makinave. Jetën e kishte krijuar mes Elbasanit dhe Dubait aty ku operonte. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy