Bojkotimi i Censit nga serbët, Spahiu: Kanë qëllim të manipulojnë shifrat, Asociacioni mund të krijohet. E vështirë të bëhet reforma administrative territoriale

Bojkotimi i Censit nga serbët, Spahiu: Kanë qëllim të manipulojnë shifrat, Asociacioni mund të krijohet. E vështirë të bëhet reforma administrative territoriale

Nexhmedin Spahiu, Profesor i Shkencave Politike në Kosovë tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se bojkotimi i Censit nga popullsia serbe ka si qëllim manipulimin e  shifrave  në mënyrë që të krijohet përshtypja se në Veri ka një numër shumë të lartë banorësh dhe jo vetëm 20-40 mijë.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Sipas Spahiut, pavarësisht kësaj situate Asociacioni edhe mund të bëhet.

Edhe mund të bëhet Asociacioni, por bojkotimi ka të bëjë me manipulimin që bën diplomacia serbe. Diplomacia serbe është me e shkathët se diplomacia kosovare dhe kur nuk ka census, nuk ka regjistrim të rregullt të popullsisë. Diplomacia serbe mund ta manipulojë me shifra më shumë sesa mund ta bëjë këtë diplomacia e Kosovës. Qëllimi ka qenë aty, bojkotimi i Censit bëhet për të krijuar përshtypjen që këtu bëhet fjalë për një popullatë shumicë. Kur flitet veriu i Kosovës, mendohet se  bëhet fjalë për miliona njerëz, dhe jo për 20-40 mijë banorë. Ata nuk duan të dalin shifrat reale, dëshirojnë që të manipulojnë, prandaj kanë bojkotuar Censin. Edhe institucionet e Kosovës, sidomos Agjencia e Statistikave nuk e ka menaxhuar mirë këtë punë, që edhe pse me ligj shihet dënimi prej 2 mijë eurosh për personin që refuzon të regjistrohet nuk e ka aplikuar. Meqë nuk e ka aplikuar menjëherë, atëherë tani nuk mund ta bëjë ndaj të gjithëve. Nëse do e aplikonte do ishte kryer.

Më tej, Spahiu tha se Kosova nuk mund të bëjë një reformë territoriale të re.

Jo nuk besoj, se kjo është punë e koklavitur. Reforma territoriale bën pjesë në të ashtuquajturat ligjet e Ahtisarit ku duhet një konsensus i dyfishtë, duhen 2/3 e shumicës së parlamentit dhe 2/3 e deputetëve minoritarë. Pra 10 të serbëve dhe 10 të minoriteteve të tjera, do duhet gjithsej 14 veta ta votojnë një ligj të tillë për të bërë një reformë administrative dhe kjo është pak e vështirë që të ndodhë.

 

Spahiu tha se vendimi i ri i qeverisë së Kosovës për të shpronësuar pronat e paluajtshme në komunat me shumicë serbe nuk do të behet mollë sherri mes dy vendeve duke shtuar se sherri ekziston për vetë faktin se Serbia nuk e njeh Kosovën.

Jo nuk e besoj. Sherri mes Prishtinës dhe Beogradit ekziston për faktin se Serbia nuk e njeh Kosovën. Këtu është armiqësia e gatshme. Kosova në mënyrë të ligjshme ka bërë shpronësime që i duhen për nevoja strategjike, për ndërtimin e stacioneve policore në veri të Kosovës disa prej të cilëve janë të vendosura ende në objekte me qira. Duhet të ketë në disa pika strategjike në mënyrë që të kontrollohet terreni dhe këto imponojnë disa shpronësime nga një pjesë e ta cilave Kosova ka hequr dorë për shkak të mosmarrëveshjeve me pronarët e ligjshëm të atyre pronave, por kjo është një çështje brenda kuadrit ligjor të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy