Një tërmet i fuqishëm ka goditur verilindjen e Christchurch, një qytet në Zelandën e Re.
Lajmi është konfirmuar nga Qendra Monitoruese Amerikane, ndërsa në rrjetet sociale raportohet për lëkundje të forta të ndiera edhe në Wellington dhe Cheviot.
Epiqendra e tërmetit është 5 km në thellësi të tokës, 46 km nga qyteti Amberley, një zonë me rreth 2 mijë banorë.
Lëkundjet u regjistruan 85 km nga qyteti Christchurch, i cili u shkatërrua thuajse plotësisht në vitin 2011.
Një lëkundje me magnitudë 6.3 ballë në atë kohë la pas 185 të vdekur dhe mijëra të plagosur.



