Njerëzit që u pasuruan në kohën e pandemisë

Njerëzit që u pasuruan në kohën e pandemisë

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe CEO i Tesla Elon Musk janë midis miliarderëve që panë pasuritë e tyre të rriteshin në kohërat e Covid. Kjo u zbulua nga një raport i Institutit Progresist për Studime të Politikave, nga i cili del se, midis 1 janarit dhe 10 prillit, 34 nga 170 burrat më të pasur në Amerikë rritën pasurinë e tyre me dhjetëra miliona dollarë. Tetë prej këtyre kanë shtuar të paktën një miliard dollarë në kapitalin e tyre, dhe pesë të parët i përkasin botës së artë të teknologjisë.

Në radhë të parë është Bezos, i cili nga 15 prilli rriti pasurinë e tij me 25 miliardë dollarë në krahasim me fillimin e vitit. E treta është ish-gruaja MacKenzie Bezos, me 8.6 miliardë. Në mes është Musk, me 5 miliardë më shumë në 10 prill.

Ata ndiqen nga Eric Yuan, themeluesi i aplikacionit jashtëzakonisht të popullarizuar Zoom, me 2.58 miliardë, ish-drejtorin e Microsoft Steve Ballmer me 2.2 miliardë.

Midis 18 marsit dhe 10 prillit, pasuria e miliarderëve amerikanë u rrit me 282 miliardë dollarë, me një fitim prej gati 10%, ndërsa në të njëjtën periudhë - nënvizojnë ekspertët - 22 milion amerikanë humbën punët e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy