
Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, Sandër Kovaçi deklaroi në puntatën e parë të emisonit “Fol” në MCN Tv se Universiteti nuk mund ta rrisë pagën për pedagogët dhe se prej kohësh kjo shtresë nuk është dëgjuar nga qeveria dhe Ministria e Arsimit. Duke vijuar shpjegimin e tij Kovaçi tha se fakti që kryeministri shkurtoi tarifat për studentët tregon që kjo çështje nuk varet nga autonomia e Universiteteve.
Gjatë 2020 në Parlament, në komisionin e Arsimit dhe mjeteve të komunikimit publik ne paraqitëm si sindikatë kërkesat përkatëse, kërkesat kanë qenë në krye të herës. Në 2019 kërkuam dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë dhe çështjet e tjera do vinin nga kjo pikë.
Kërkuam rritjen për kërkimin shkencor dhe rritjen e pagave që profesorati të ketë një pagesë dinjitoze. Kërkimi shkencor është problemi esencial nga i cili ka vuajtur Universiteti në 30 vite. Nuk morëm përgjigje. Në 2019 nuk morëm as përgjigje rekomandesë. Administrata jonë është kaq e plogësht sa nuk mund të kthejë përgjigje. Ky lloj indiferentizmi na rriti akumulimin e pakënaqësisë. U shtua dhe elementi i pandemisë. Qeveria shpenzoi pak që të bëhet mësimi online, në Shqipëri nuk u pa me prioritet, pedagogët u stërmunduan dhe s'kishte kompensim.
Në shkurt bëmë takimin e fundit me MAS dhe dhanë premtimin që do shqyrtojnë peticionin, nuk kishte kurrfarë reagimi. Në kuadrin e autonomisë Universiteti nuk e rrit dot. Fakti që kryeministri shkurtoi tarifat e studentëve tregon që nuk eksizton autonomia. Ne nuk presim të rritet paga me anë të ardhurave nga Universiteti. Autonomia konceptohet në përdorimin e fondeve nga qeveria.
Pedagogu Klodian Dhoska deklaroi se ka një ngërç mes ligit të arsimit të lartë dhe VKM-së pasi pika 17 pezullon autonominë e Universiteteve.
Flitet që ka autonomi. Ka një ngërç mes ligjit dhe arsimit të lartë dhe VKM-së për lirinë akademikë. Në VKM-në për lirinë akddemmike kanë shtuar një pikë që na bllokon Po nuk hoqën pikën 17, diskutojmë për gjëra jo serioze. VKM-ja për lirinë akademikë ka një pikë 17 që pezullon autonominë e Universiteteve.
Në përfundim, Kovaçi tha se nëse deri në datë 16 tetor pedagogët nuk marrin përgjigje, data 17 tetor do të jetë grevë. Pedagogu theksoi se tentativat për përçarje do të dështojnë dhe se është rritur ndërgjegjësimi.
Kjo grevë, mendoj se nuk duhet të realizohet sepse kryeministri duhet të kuptojë që duhet të japë përgjigje deri në 17. Nëse do jetë e nevojshme do të realizohet. Data 17 është ditë greve nëse nuk realizohet, data 16 është afati i fundit. Unë them që tentativat për përçarje do dështojnë, është në rritje ndërgjegjësimi dhe për ata që janë skeptikë, ata e kanë kuptuar që sindikata nuk është përzierë me askënd.



