
Hetuesit francezë thanë të premten se një zjarr në kabinë mund të ketë qenë shkaku i rrëzimit të avionit "EgyptAir" MS804 në vitin 2016, që i mori jetën 66 personave në bord dhe ekuipazhit, duke hedhur posht pretendimin e autoriteteve egjiptiane të cilët thanë se gjurmët e eksplozivëve u gjetën në mbetjet e viktimave.
Zyrat e aksidenteve të aviacionit civil të Francës, të njohura si BEA, thanë se nga informacionet e grumbulluara nga regjistruesit e fluturimeve tregojnë se "një zjarr shpërtheu në kabinë ndërsa avioni ishte duek fluturuar në lartësi dhe se zjarri u përhap shpejt, duke shkaktuar humbjen e kontrollit të avionit".
Airbus A320 po fluturonte nga Parisi në Kajro më 19 maj 2016, kur u rrëzua në Mesdheun juglindor, duke vrarë 66 njerëz, duke përfshirë 40 egjiptianë dhe 15 qytetarë francezë.
Hetuesit francezë kishin këmbëngulur gjithnjë se një defekt mekanik ishte shkak i rrëzimit të avionit, duke thënë se ata dyshonin se një telefon celular ose tabletë kishte marrë zjarr.

Por një hetim zyrtar egjiptian tregoi se aeroplani ishte bombarduar, duke pretenduar se gjurmët e eksplozivëve ishin gjetur në mbetjet e viktimave.
BEA tha se ekuipazhi mund të dëgjohet duke diskutuar për një zjarr, dhe kjo është zbuluar në regjistruesin e zërit në kabinë dhe se sistemi automatik i mesazheve ACARS i avionit tregonte se kishte tym në bord.
Ajo tha se ishte duke pritur që Egjipti të botojë raportin e saj përfundimtar për rrëzimin e avionit për të kuptuar se si arritën dy vendet në një përfundim tjetër.
Zyrtarët egjiptianë më herët patën thanë se aksidenti i cili erdhi shtatë muaj pasi një aeroplan ruse u rrëzua nga një bombë mbi gadishullin Sinai, deklaruan se edhe ky incident ka të ngjarë të ketë qenë një incident terrorist.



