65% e mësuesve nuk përdorin kompjuterin/ Mehmeti: Shkollat s’kanë internet, mësuesit paga qesharake dhe trajtim skandaloz (VIDEO)

65% e mësuesve nuk përdorin kompjuterin/ Mehmeti: Shkollat s’kanë internet, mësuesit paga qesharake dhe trajtim skandaloz (VIDEO)

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar një raport të PISA-s ku thuhet se 65% e mësuesve nuk përdorin kompjuterin.

Ai tha se shkollat nuk kanë qasje me internet as ato rreth Tiranës, mësuesit janë të paarsimuar, ndërsa theksoi se ne nuk e dimë se ku kanë shkuar 9 mln euro të parashikuara për dixhitalizimin e shkollave.

Sipas tij, mësuesit janë duke punuar me rroga qesharake, ndërsa theksoi se trajtimi që po i bëhet atyre është skandaloz.

Ato rezultate janë realiteti i jetës së përditshme, ne s’kemi internet rreth Tiranës dhe jo më në rrethe dhe brenda në Tiranë ka mësues që përdorin internetin e shtëpisë së tyre, një strapacim dhe lodhje për mësuesit. Mësuesi nuk është specialistë IT, ai duhet të ketë disa të dhëna në përdorimin e internetit, por ne i kemi djegur të gjitha fazat, hoqëm shkumësin por dërrasën inteligjente se sollëm asnjëherë.

U betuam në një projekt dhe se dimë se çfarë u bënë 9 mln euro që u tha se do shkonin për dixhitalizmin e shkollave dhe për këtë duhet pyetur Lindita Nikolla. Nuk është domosdoshmërisht që ata s’dinë ta përdorin, por ata nuk kanë mjetet, ndërkohë që Kosova ka pajisur mësuesit dhe nxënësit me tableta.

Ka plot mësues, ose ja u kanë falur ose e kanë blerë me një kosto të ulët dhe kjo është e dhimbshme, histori e dhimbshme. 65% e mësuesve nuk e përdorin, por çfarë të përdor unë kur skam kompjuter. Nga ana tjetër dhe vetë mësuesit që i dinë hallet e veta do ishte mirë ta bojkotonin vetë këtë projekt.

Sot e kanë kthyer mësuesin në sekretar i kanë hequr kryesoren që është për të përcjellë dijen duke u kërkuar vetëm plotësime dokumentesh. Mësuesit sot me paga qesharake, 4.2% e ka Kosova GDP për arsimin, Mali i Zi 1080 euro rrogën në ciklin e ulët ndërsa ne kaq kemi rrogën e profesorit të asociuar. Ne duhet të bëjmë tender dhe për një llambë dhe jo më për internet, nuk kemi. Kjo është skandaloze, trajtimi i mësuesve është skandaloz.

I pyetur se çfarë do të thotë për një klasë kur mësuesi i tyre nuk di kompjuter, Mehmeti tha se kush e ka provuar që mësuesi nuk di kompjuterin.

Nuk thuhet arsyeja nëse di ta përdorë apo jo, sa e përdor, por fillimisht duhet të dish nëse e disponon apo jo. E para duet bërë studime se cilat janë nevojat për një trajtim të mësuesve dhe në bazë të kësaj ti trajnosh. Pasi të kesh mbaruar këtë trajnim për të cilin u dhanë miliona sepse sot që flasim se dimë ku shkuan  6 mijë tabletat e zhdukur.

Duhet të flasim seriozisht për arsimin, duhet të bëjmë një plan kombëtar, të japim mendime. Nuk jemi në buzë të greminës por jemi shkatërruar fare, nuk kemi më mësues. Këmbanat kanë rënë për ata që kanë veshë të dëgjojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy