Doriana Musai, zëdhënëse e Koalicionit Euroatlantik, thotë se pika e fortë e forcës politike që ajo përfaqëson është profili i kandidatëve dhe programi.
Marrëdhënia që kanë krijuar kandidatët tanë, besueshmëria e tyre është pika jonë më e fortë. Programi ka 4 shtylla: mirëqenien, rininë, drejtësinë. Peshën më të madhe për ikjen e të rinjve e ka kryeministri. Pavarësia e sistemi gjyqësor, mbështetja nga parlamenti, lufta ndaj korrupsionit. Çfarë nuk është sajuar për të mbajtur njerëzit peng. Një nga pikat e programit tonë është prona. Të gjithë e kanë parë si patate e nxehtë. Askush e nuk e ka rregulluar. Titujt duhet të rivendosen të ligjshëm. ne kemi marrë përsipër ta zgjidhim këtë problem.

Ka presion për votën. Por SPAK është në terren, në të gjithë territorin. Individit i hiqet liria, por ata nuk janë vetëm. Ne kemi pasur një denoncim në rastin e Durrësit. Të gjitha denoncimet i orientojmë te SPAK. Prokurorët janë në terren, janë një ndihmë shumë e madhe. Do të luajnë një rol të rëndësishëm për ta ulur këtë lloj presioni.



