
Nga kjo javë, Shqipëria është përfshirë zyrtarisht në zonën SEPA të pagesave më euro. Vendimi është marrë dje nga Vendimi është marrë dje nga Këshilli Europian i Pagesave dhe është njoftuar Bankës së Shqipërisë.
Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku tha përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se sinjali që jepet me këtë anëtarësim të Shqipërisë në SEPA , tregon që tashmë është marrë vendimi politik në parim që Shqipëria së shpejti do të jetë pjesë e BE-së.
Sipas Buxhukut, anëtarësimi në SEPA ul kostot e transaksioneve dhe në kuptimin e transaksioneve të biznesit e bën Shqipërinë si pjesë të shteteve të BE-së.
Vlera kryesore, sinjali që jepet me këtë anëtarësim, se ky është vendim politik i BE, pavarësisht se Shqipëria e ka bërë rolin e saj për plotësimin e kushteve, tregon që tashmë është marrë vendimi politik në parim që Shqipëria së shpejti do të jetë pjesë e BE-së. Anëtarësimet në BE nuk bëhet shumë nga fakti nëse një vend që kërkon të jetë pjesë e BE i plotëson apo jo standardet në tërësi po është vendimi politik i BE i cili i merr këto vende. Kjo ka ndodhur me të gjitha shtetet e rajonit të Evropës Juglindore, BE vendoste për arsye politike gjeostrategjike që t’i merrte. Anëtarësimi në SEPA është një shenjë që vendimi Politik për Shqipërinë është marrë nga BE për të qenë pjesë e saj.
E dyta, anëtarësimi në SEPA ul koston e transaksioneve dhe në kuptimin e transaksioneve të biznesit bën Shqipërinë si pjesë të shteteve të BE-së.
Ul kostot e transaksioneve dhe kursen para qoftë për qytetarët, qoftë për bizneset dhe duke ulur kostot për transaksionet të jep dhe privilegjin ekonomik. Nga pjesa e ekonomisë është hap mjaft pozitiv përpara por nuk është për t’u absolutizuar.
Është lajm i mirë në këtë periudhë që Shqipëria dhe bota po kalon.
Më tej Buxhuku tha se ulja e kostos së gjithë këtyre transaksioneve brenda sistemit SEPA vjen nga fakti që BSH ka dalë në rolin e garantuesit.
Është sinjal pozitiv dhe për investitorët e huaj që duan të vijnë që Shqipëria për nga standardet e sistemit të pagesave nuk ndryshon dhe kjo është mjaft pozite.
Ulja e kostos së gjithë këtyre transaksioneve brenda sistemit SEPA vjen nga fakti që BSH ka dalë në rolin e garantuesit.



