Kume: Berisha prej më shumë se një ore me deputetët në selinë blu, çfarë pritet në orët në vijim (VIDEO)

Kume: Berisha prej më shumë se një ore me deputetët në selinë blu, çfarë pritet në orët në vijim (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume në një raportim nga selia blu për Mcn Live, bën me dije se prej më shumë se një ore kreu i PD-së së Rithemelimit Sali Berisha po bisedon me deputetët mbi hapat që do të ndiqen në vijim pas heqjes së imunitetit nga Kuvendi.

Kume tha se Berisha ka anuluar konferencën e paralajmëruar më herët, por nuk përjashtohet mbajtja e saj gjatë pasdites, në varësi të zhvillimeve.  

Prej më shumë se një ore Berisha është duke biseduar me deputetët e tjerë të grupimit që e mbështesin, për të diskutuar mbi vijimin. Ajo që çfarë kam mundur të mësoj nga të paktën 4 persona që janë pranë z.Berisha, më është thënë se deri tani s’ka një vendim, nëse Berisha do të qëndrojë në selinë e PD, për ta kryer këtu masën e arrestit. Është anuluar konferenca që u lajmërua më herët nga z.Berisha. Mund të ketë një tjetër gjatë ditës së sotme, nga pasditja. Kuvendi ka zbardhur vendimin e deputetëve dhe para 4 minutash i ka dërguar SPAK-ut vendimin që e autorizon për një masë më të rëndë ndaj z.Berisha. Tani mbetet të presim vendimin e Gjykatës së Posaçme. Në selinë e PD momentalisht janë vetëm deputetët që janë mbështetës të z.Berisha që prej fillimit, as grupi Bardhi dhe të tjerët s’janë bashkuar. Ishin e njëjta pjesëmarrje që ishte në Kryesinë e Kuvendit. Sa i përket pjesëmarrjes në protestë, kjo lidhet sipas deputetëve me faktin që ishin vetëm një pjesë e mbështetësve, dhe faktin që është ditë pune”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy