
Shanset e të mbeturit shtatzënë janë 31%, nëse ju përpiqeni të ngelni shtatzënë një ditë para ovulacionit shanset janë 33%. Por studiuesit kanë gjetur një gjë tjetër që mund të ndikojë në shtatzëni.
Në artikullin e publikuar në Bright Side, tregohen disa kërkime interesante që sipas tyre ndikojnë dhe në gjininë e foshnjës.
“Stresi mund të ndikojë në gjininë e foshnjës tuaj”
Raporti për gjininë e foshnjës është 105 djem dhe 100 vajza, por një e treta e grave që përjetonin stres, që kishin nivel të lartë të hormoneve, sheqer në gjak dhe ndryshime të peshës trupore, lindën djalë.
Presionet e jetës së përditshme mund të ndikojnë në seksin e foshnjës në barkun e nënës.
Studiuesit thanë se nuk e konsiderojnë stresin një shkak që ndikon 100% në gjininë, por është një nga arsyet e mundshme.
“Stresi psikologjik është më ndikues”

Stresi fizik dhe emocional mund të ulë shanset tuaja për të pasur një djalë, sepse meshkujt janë më të prekshëm ndaj mjediseve të pafavorshme prenatale.
Disa studime thonë se fetuset meshkuj kanë më pak gjasa të mbijetojnë, kështu që natyra jonë në thelb na jep më shumë shanse për të pasur një fëmijë të shëndetshëm.
Pas vëzhgimit të kujdesshëm, është vërejtur se shanset të lindësh djalë janë 56% te gratë e shëndetshme, 40% te gratë e stresuara psikologjikisht dhe 31% te gratë e stresuara fizikisht.
“Mbështetja sociale është e rëndësishme në planifikimin e një shtatzënie”

Sa më shumë mbështetje sociale që të marrë një nënë, aq më të mëdha janë shanset që ajo të ketë një fëmijë mashkull, treguan studimet.
Janë gjetur 3 aspekte të ndryshme të mbështetjes sociale që e bëjnë një grua të ndihet më pak e stresuar.
Është e rëndësishme të ndiheni të sigurt dhe të qetë, dhe është mirë të praktikoni relaksim për të mbrojtur veten nga stresi shtesë, veçanërisht gjatë shtatzënisë.



