
Gjatë sezonit të ri turistik, në zonën e Shëngjinit nuk do të lejohet të kryhen punimet në ndërtimin e objekteve. Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Lezhës gjatë një takimi me bizneset që operojnë në sektorin e turizmit, sipas të cilit ndaj atyre që shkelin ligjin do të merren masa të ashpra.



