
“Pandemia nuk ka mbaruar. Covid-19 do të rrijë gjatë me ne. Nuk është e sigurt që Omicron është varianti i fundit që shohim". Për Andrea Ammon, drejtor i Qendrës Evropiane për Sëmundjet ECDC, se pavarësisht se virusi është zbutur, disa masa duhet të mbahen ende.
"Nëse ka një ndryshim të qasjes në masa, do të varet nga vendet. Aktualisht shohim një ndryshim të madh midis situatave të vendeve në Evropë. Për mendimin tim, maska nuk është një masë invazive".
Duke folur për atë që mësuam nga pandemia, Ammon tha: "Kemi mësuar shumë, por nuk do të thosha se tashmë dimë gjithçka rreth këtij virusi. Shpesh na ka befasuar në këto 2 vite, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Ne duhet të rritet mbikëqyrja dhe të fokusohemi te studimi për të zbuluar variantet e virusit sa më shpejt të jetë e mundur".



