Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë banesën e një biznesmeni të njohur në qytetin e Vlorës.
Mësohet se banesa ndodhet në lagjen “Pavarësia” në zonën e Skelës. Në momentin që ka rënë zjarri në banesë nuk ka patur njeri.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po shuajnë flakët.
Nderkohe, disa deshmitare ne vendngjarje kane thene per “News24” se kane pare dy persona te dilnin nga shtepia teksa ajo digjej.
Kjo ngre dyshime se kemi te bejme me nje grabitje te mundshme te baneses dhe djegien e saj per te fshehur gjurmet.
Paraprakisht thuhet se banesa është në pronësi të biznesmenit të ndërtimit me iniciale A.I.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbëritur edhe policia e cila po punon për zbardhjen dhe rethanat e këtij zjarri.



