Qeveria izraelite urdhëroi evakuimin e pjesës më të madhe të Rafah-ut në Gazën jugore, duke kërcënuar me një ripushtim të kësaj zone.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se forcat ushtarake do të rifillojnë së shpejti operacionet intensive në rajonet e afërta të Nasr dhe al-Suwaqa duke shtuar palestinezët në duhet të ikin menjëherë në al-Maëasi, një zonë e vogël e cilësuar si e sigurtë.
Ky do të jetë evakuimi më i gjerë nga Rafa që prej rifillimit të luftimeve.
Benjamin Netanyahu duket i vendosur të përshkallëzojë sulmet e tij në Gaza pasi, siç tha ai, ‘presioni ushtarak ndaj Hamasit po funksionon’.
Pas marrëveshjes me palestinezët për planin egjiptian dhe të Katarit për Gazën e pasluftës, sipas të cilit administrimi i enklavës do të merrej nga një grup teknokratësh palestinezë, Netanyahu deklaroi se po bënte thirrje për çarmatimin e Hamasit, largimin e udhëheqësve të tij dhe pushtimin e përhershëm të palestinezëve.
Për sa i përket Hamasit në Gaza, presioni ushtarak po jep efekt Hamasi duhet të dorëzojë armët. Udhëheqësit e tij më pas do të lejohen të largohen.
Teksa Izraeli supozohet se është në proces negociatash, ai deklaroi gjithashtu se do të punonte për të zbatuar planin e Trump për “zhvendosjen vullnetare” të palestinezëve nga Gaza.
Hamasi ka deklaruar se nuk do të çarmatoset për sa kohë që territoret palestineze janë nën pushtimin izraelit dhe nuk do të tolerojë zhvendosjen e palestinezëve. Lufta ka shkaktuar një katastrofë humanitare në enklavën e varfër palestineze, ku rreth 2.4 milionë njerëz jetojnë në kushte shumë të vështira. Banorët, shumica e të cilëve janë zhvendosur me forcë në mënyrë të përsëritur nuk kanë marrë ndihma humanitare që nga 2 marsi.



