Është zbuluar autori i sulmit në Londër, ku humbën jetën 4 persona dhe mbi 40 të tjerë u plagosën.
Policia thotë se sulmuesi njihej edhe me emrin Khalid Mesudi, 52-vjeç, i lindur në Kent.
Sipas mediave britanike ai ishte jo pak i njohur për autoritetet e policisë, por kohët e fundit nuk kishte informacione se ai mund të kryente ndonjë akt terrorist.
Hetuesit besojnë se kohët e fundit, ai jetonte në West Midlands dhe se ishte i njohur për numër pseudonimesh.
Sipas Scotland Yard, 52-vjeçari ka pasur disa dënime të mëparshme, duke përfshirë edhe lëndime të rënda trupore, posedim të armëve sulmuese dhe vepra që cenojnë rendin publik.
Dënimi i tij i parë ishte ai i nëntorit të vitit 1983, ndërsa dënimi i fundit ishte ai i dhjetorit të vitit 2003 për posedimin e një thike.
Ai po udhëtonte me shpejtësi me makinën e tij, në Westminster në qendër të Londrës, duke përplasur këmbësorët me makinën e tij.
Masood u qëllua për vdekje nga një polic i armatosur jashtë Parlamentit



