Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike nga një nëndetësë ditën e shtunë. Lajmi është konfirmuar nga vetë shteti komunist.
Pas ngjarjes menjëherë ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e ka konisderuar këtë veprim si shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurisë së OKB-së.



