Gjermania ka dhuruar 4 milion euro për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Lajmin e ka dhënë Ambasada Gjermane në Shqipëri, e cila përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’ ka deklaruae se qeveria gjermane do të ndihmojë shtetin shqiptar përmes granteve me të cilat do të rindërtohen shkolla dhe ndërtesa publike në përputhje me standardet më të fundit të sigurisë dhe efiçensës së energjisë.
Ambasadori gjerman, Peter Zingraf është i gatshëm të ndihmojë vendin tonë, deri sa ky process rindërtimi të rikthejë normalitin e jetës së përditshme.
‘Gjermania mbështet rindërtimin me 4 milion euro. Sot ne informuam zyrtarisht qeverinë shqiptare: Qeveria Federale do të mbështesë rindërtimin pas tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit me grante në shumën e 4 milion euro përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW). Me të do të rindërtohen shkolla dhe ndërtesa publike në përputhje me standardet më të fundit të sigurisë dhe efiçensës së energjisë.
Në lidhje me këtë mbështetje, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Z. Peter Zingraf u shpreh: “Gjermania do të ndihmojë Shqiperinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë dhe shqiptare. Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme’, shkruan Ambasada Gjermane.



