
Një sherr mes dy vajzave është regjistruar mesditën e kësaj të marte në Tiranë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 18-vjeçare pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë një 20-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë shpalljen në kërkim të shtetases M. Z., 18 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën”, bënë me dije policia.



